Manaj: Falënderoj familjen dhe vendin tim (FOTO)

Nuk e ka mbajtur dot përbrenda gëzimin. Rei Manaj e ka shprehur të gjithë entuziazmin e debutimit me Interin, përmes një statusi në profilin e Facebook, ku veç familjes, ka falënderuar edhe shqiptarët, qofshin tifozë zikaltër, ose jo.

“Ishte një fitore e madhe e grupit. I kënaqur për ndeshjen e parë zyrtare me Interin. Për këtë falënderoj të gjithë familjen time, si dhe të gjithë vendin tim. I dedikohet të gjithë atyre që duan të mirën time. Forca Inter”, ka shkruar, raporton 90 Minuta.

Manaj, i transferuar këtë verë nga Kremoneze tek Interi, luajti për rreth 20 minuta në miqësoren që Interi fitoi 2-0 të shtunën, ndaj Atletik Bilbaos. Ai shërbeu edhe si një lloj hajmalie, pasi Interi gjeti fitoren pas disa rezultateve zhgënjyes./Albeu.com/
Shtuar më 09/08/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori