Manaj i bashkohet kombëtares U-21
Rey Manaj është nisur sot drejt Greqisë, për t’u bashkuar me Shqipërinë U21.

Të premten pasdite Kombëtarja shqiptare U21 do të ndeshet me Greqinë U21 në Athinë, në një sfide me rëndësi të madhe për të dyja palët.

Të vendosura në grupin 4 kualifikues për Euro 2017, Shqipëria e Greqia po luftojnë për vendin e dytë në grup dhe vetëm fitorja u vlen në këtë përballje direkte.

Manaj nuk ishte planifikuar për të luajtur me kombëtaren U21, por mungesa e tij ndaj Marokut dhe shanset e pakta që të luajë kundër Maqedonisë bënë që sulmuesi të shkonte në ndihmë të skuadrës së drejtuar nga Redi Jupi, i cili është në vështirësi, sepse ka mbetur edhe pa Milot Rashicën e Amir Rrahmanin, tashmë te Kosova.

Gjithsesi, pas ndeshjes së nesërme Manaj do të kthehet në Shqipëri dhe do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Giani De Biasi./Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori