Manaj i jep golin fantastik Shqipërisë U21 (VIDEO)
Prej orës 17.20 Shqipëria U21 po përballet Selman Stërmasi Sllovakinë U21, në një ndeshje kualifikuese për Euro U21.

Te dyja skuadrat kanë nga 6 pikë në renditje, ndaj sot luhet një betejë, ku barazimi nuk i vlen asnjërës palë, në garën për vendin e dytë.

Aktualisht janë 1 me 1 ndërkohë që kuqe e zinjtë u bënë me 1 me një gol të shënuar nga Rej Manaj, i cili nuk gaboi i vetëm me portierin në minutën e 45-të, shërbyer nga Ceka shkruan sportekspress.

EURO U21

SHQIPËRI U21 – SLLOVAKI U21 1-1

Shënues: Manaj 45′

Shqipëria U21: Sherri, Ceka, Toli, Tafa, Maloku, Bare, Ndoj, Kallaku, Çekiçi, Seferi, Manaj.
Trajner: Alban Bushi

Sllovakia U21: Rodak, Vavro, Urblik, Lesniak, Shulek, Dimun, Hançko, Hvatal, Spalek, Çernak, Mraz.
Trajner: Oto Brunegraf

Kartonë të verdhë: Maloku 11′ / Hvatal 22′

Me portë luan Alen Sherri, talenti i Vllaznisë, ndërsa më sulm kthehet pas një mungese të gjatë Rej Manaj.
Shtuar më 23/03/2018, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori