Manaj: Më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë
Skuadra e Albasetes ka arritur të marrë një fitore të merituar në trasnfertë përballë skuadrës së Majorkas. Në këtë sfidë protagonist ishte dhe Rei Manaj i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij që në minutën e katërt.

Por gjatë ndeshjes Manaj bëri dhe një ndërhyrje të keqe ndaj një prej kundërshtarëve të cilin e detyroj të largohej me ambulancë drejt spitalit.

Menjëherë për këtë episod është ngritur i gjithë stadiumi duke i thënë “Vrasës” Manajt. Ndërkohë pas ndeshjes ka folur dhe vetë lojtari i Kombëtares Shqiptare teksa ka thënë: “Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu.”
Shtuar më 23/09/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori