Manaj mund të transferohet në Serinë B
Rey Manaj do të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, teksa tashmë nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Pescarës.
Pasi u përfol shumë për kalimin e tij në Spanjë te Las Palmas, tashmë është shfaqur një pistë e re për të ardhmen e tij.

Në Itali mediat shkruajnë për një interesim nga skuadra e Perugias. Ekipi që luan në Serinë B synon që të transferojë sulmuesin që është në pronësi të Interit.

Nëse transferohet, Manaj do të gjente te kjo skuadër edhe një lojtar tjetër shqiptar, si portieri Entonjo Elezaj.


Shtuar më 03/01/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori