Manaj përfishihet në listën ndaj Getafes, Bare i bën urimin special (FOTO LAJM)

Lajmi sensacional që Rey Manaj është grumbulluar me ekipin A të Barcelonës ka gëzuar pa masë opinion sportiv në shqipëri dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Mesfushori i Malagas ka përshëndetur me një postim në “Instagram” Manajn duke e uruar për arritjen e rëndësishme.

“Enhorabuena, hermano! (Urime, vëlla!)”, shkruan Bare. Manaj do të mbajë numrin 41 me skuadrën e parë të Barcelonës dhe për të debutimi në një ndeshje zyrtare me kampionët në fuqi të Spanjës është një ëndërr . Kujtojmë që sulmuesi lushnjar u transferua nga Albacete në Secunda Divizion tek Barcelona B në muajin janar për shifrën e 700 mijë eurove.

Klauzola e vendosur nga klubi katalanas për shqiptarin është 50 milionë euro.
Shtuar më 14/02/2020, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori