Manaj te Spanja apo Italia?
Rey Manaj mesa duket gjatë afatit kalimtar të janarit do të bëhet me skuadër të re

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj nuk është më pjesë e skuadrës nga Serie A, Pescara. Manaj do të rikthehet te Interi, skuadër e cila posedon kartonin e lojtarit.

Manaj do të qëndroj përkohësisht te Nerazzurrtë pasi nuk bën pjesë në planet e Stefano Piolit, përcjell Express.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra nga Serie B, Reggina dhe ekipi nga La Liga, Las Palmas kanë shfaqur interesim për sulmuesin nga Lushnja. /Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori