Manaj vendimtar për Albaceten, shënon dhe i jep fitoren skuadrës (VIDEO)
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Rei Manaj i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Albacete, me golin e shënuar ndaj Alcorcon në transfertë.

takimin e Ligës së dytë spanjolle, pas pamjeve në VAR, u akorduar një penallti për Albaceten, të cilën e mori përsipër Manaj. Sulmuesi i Kombëtares, goditi saktë me të djathtën, ndërsa portieri u hodh në krahun tjetër të portës.

Manaj e nisi nga stoli takimin, por u hodh në fushë në minutën e 18-të, pas dëmtimit të Fuster. Lushnjari mori edhe karton të verdhë në minutën e 26-të, por rezultoi vendimtar në minutën e 67-të me golin e tij.
Shtuar më 04/10/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori