Manalas presion Salahut: Pas Messit e ke ti radhën
Roma pas eleminimit të Barcelonës po jeton një ëndërr për të cilën merita të padiskueshme ka dhe greku i tyre Manolas. Rreth sfidës me Liverpoolin greku është treguar optimist duke qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ai ka thënë se pasi kanë ndalur Messin tani duhet ta bëjnë të njëjtë gjë me Mohamed Salahun e Liverpoolit.

“Besimi ynë vije nga filozofia e trajnerit tonë. Roma nuk duhet të ndryshojë kurrë mënyrën e saj pa marrë parasysh kundërshtarin”.

“Kemi ndalur Lionel Messin dhe Barcelonën, kështu që tani radhën e ka Mohamed Salah dhe Liverpooli”, u shpreh greku.

Manolas foli edhe për lotët që derdhi pasi eliminimit të Barcelonës.

“Kam pasur frikë shumë pas autogolit që shënova në Camp Nou se prisha gjithçka që kishim ndërtuar”.

“Kur shënova u gëzova shumë, por pasi përfundoi ndeshja nuk mund t’i mbaja lotët nga gëzimi”, përfundoi qendërmbrojtësi i Romës. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori