Mançesteri dhe Reali kthejnë sytë nga Kapelo
Albeu.com
"Ai është themeli i projektit të Juventusit dhe është i pazëvendësueshëm". Kështu është shprehur Luçiano Moxhi për trajnerin e tij, Fabio Kapelo. Këto fjalë mund t'i përkasin së kaluarës."Ai është themeli i projektit të Juventusit dhe është i pazëvendësueshëm". Kështu është shprehur Luçiano Moxhi për trajnerin e tij, Fabio Kapelo. Këto fjalë mund t'i përkasin së kaluarës. Trajnerit friulian i përfundon kontrata pas një viti dhe zërat për një interesim të Mançester Junajtidit nuk janë thjesht thashetheme. Ai, për momentin, përpiqet ta shmangë këtë diskutim, edhe pse duket se e ardhmja e Triadës ka një lidhje shumë të fortë me të ardhmen e vetë "Don Fabios". Në bazë të asaj që do të bëjë Xhiraudo, Kapelo mund të qëndrojë, të ikë ose të ngarkohet me ndonjë detyrë tjetër brenda strukturave të klubit bardhezi. Por nuk ka mbërritur ende momenti për t'i dhënë fund karrierës së tij si trajner, kështu që Kapelo ka dëshirë të vazhdojë ta kryejë profesionin e tij, pse jo duke riprovuar ndonjë tjetër përvojë përtej Italisë. "Anglia është një vend ku do të më pëlqente të punoja, - ka deklaruar ai, - por këtu te Juvja ndihem shumë mirë. Interesimi që shfaqin skuadrat e huaja karshi meje më gëzon shumë. Ndihem tepër i kënaqur për karrierën e deritanishme si trajner, por kam një moshë të caktuar, kështu që kërkoj në mënyrë konstante stimuj të rinj. Një përvojë jashtë shtetit të përforcon dhe të pasuron në aspektin njerëzor". Me pak fjalë, projekti i Juventusit nuk është në rrezik, por lidhet me disa faktorë të tjerë. E ardhmja e Fabio Kapelos varet nga ajo e Antonio Xhiraudos dhe mbi të gjitha nga e Luçiano Moxhit. Nëse gjërat do të ndryshojnë, trajneri do të bëjë vlerësimet e tij. Anglia, në këtë pikë, duket se do të kthehet në një zgjedhje thuajse të sigurt për të. Gjatë orëve të fundit, nga Spanja kanë mbërritur disa "zhurma": sipas radios "Cadena Cope", Fabio Kapelo tanimë do të kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin për të drejtuar skuadrën spanjolle në sezonin e ardhshëm. E gjithë kjo do të kishte ndodhur përpara disa javësh. Marrëveshja, ndër të tjera, do të parashikonte edhe një dëmshpërblim, në rast se njëra nga palët nuk do ta respektonte atë që ka nënshkruar. Pas humbjes ndaj Barcelonës, Real Madridi ndodhet gjithnjë e më në krizë. Me Raulin që do të ndalet për disa muaj dhe me Ronaldon që ka probleme në kavilje, sfida në Champions ndaj Lionit mund të jetë mundësia e fundit për Luksemburgon. Por, me përjashtim të ndonjë kthese të madhe, në fund të sezonit pritet që "drapëri" të bjerë edhe mbi dretuesit, nga Butragenjo te Saki. Ndërkohë që duket se "galaktikët" janë fare pranë blerjes së Balakut, "Marca" ka lëshuar hipotezën e rikthimit të Kapelos. Sidoqoftë, vendi më i rrezikuar për momentin është ai i trajnerit të "këmishave të bardha", pasi një humbje e mundshme në Champions ndaj Lionit mund t'i kushtojë vendin ish-teknikut të "Selesaos". Në fakt, duket se Florentino Perez, edhe pse Reali e ka siguruar kualifikimin në turin e ardhshëm, s'ka ndër mend të tolerojë një tjetër hap fals dhe i ka të gatshëm emrat e dy zëvendësuesve të mundshëm: Irureta dhe Fernandez. Planet e tij mund të shtrihen edhe më gjerë, nëse është e vërtetë që, sikurse ka bërë të ditur radio "Cadena Cope", por edhe e përditshmja "Marca", objektivi i Perezit për sezonin e ardhshëm është ai për të risjellë në Madrid Fabio Kapelon.

Di Biaxhio pranë Lacios
Luixhi Di Biaxhio duket tashmë shumë afër veshjes së fanellës së Lacios. Lojtari mund të ketë arritur një marrëveshje me presidentin e Breshias Xhino Korioni për zgjidhjen e kontratës, që e lidh me "dallëndyshkat", që në këtë sezon luajnë në Serinë B. Ndër të tjera, Di Biaxhio ka luajtur më parë edhe me Romën dhe duhet të zbarkojë te Lacio në janar. Objektiva të presidentit Lotito, janë edhe dy lojtarët e Kievos, Franko Semioli dhe Daniele Françeskini, të cilët duhet të vijnë në kryeqytet në merkatën e dimërore.

Lipi:Tonin, i jashtëzakonshëm!
Marçelo Lipi fërkon duart. Luka Toni nuk pushon së shënuari dhe e lejon trajnerin e kombëtares italiane të jetë më optimist për të parë drejt Botërorit të Gjermanisë. "Bomberi vjollcë është një sulmues i jashtëzakonshëm, po shënon me vazhdimësi, por për fat të mirë po shënon edhe me kombëtaren, - buzëqesh Lipi. - Kujtoj që e provova me "axurrët" menjëherë pas debutimit me Palermon në Serinë A dhe ishte një zgjedhje e gjetur. Fiorentina po tregon se është një skuadër e shkëlqyer, e drejtuar nga një trajner i madh. Juvja? Shumë e fortë në të gjitha repartet." Duke iu kthyer favoritit në botëror, Lipi saktëson: "Brazili, për të gjithë, është superfavoriti i Kupës së Botës, por edhe Argjentina dhe europianet si Gjermani, që luan në shtëpi, Angli, Francë e Holandë janë në garë. Në listë jemi edhe ne. Në një veprimtari, brenda një muaji mund të ndodhë gjithçka."

Blater: Të mënjanohen himnet!
Presidenti i FIFA s, Josep Blater, tha se për të evituar incidentet përpara ndeshjeve ndërkombëtare, do të ishte më mirë që të mos ekzekutoheshin himnet para ndeshjes: "Normalisht, kushdo ndihet i fyer kur përbuzet himni kombëtar. Për të mos u dhënë mundësi njerëzve të papërgjegjshëm të bëjnë diçka të tillë, do të ishte më mirë të evitonim ekzekutimin e himneve para ndeshjeve."

Liga e Kampioneve
Dje

Grupi A
Bayern Munich 4 - 0 Rapid Viena
Juventus 1 - 0 Klub Bryzh

Grupi B
Ajaks Amsterdam 2 - 1 Sparta Pragë
Tun 0 - 1 Arsenal

Grupi C
Barcelona 3 - 1 Verder Bremen
Panathinaikos 1 - 2 Udinese

Grupi D
Lilë 0 - 0 Benfika
Mançester J. 0 - 0 Vilarreal

Sot

Grupi E
Fenerbahçe – Milan
Shalke – PSV

Grupi F
Real Madrid – Lion
Rosenborg – Olimpiakos

Grupi G
Anderleiht – Çelsi
Liverpul – Real Betis

Grupi H
Porto – Rejnxhërs
Inter - Petrzalka

Sokol Kondi, Shekulli
Shtuar më 23/11/2005, ora 15:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori