Mancesteri permbys rezultatin, fitore e thelle
Albeu.com
Mançester Junaited arriti të marrë një fitore fantastike 5-2 përballë Totenhemit për javën e 33-të. Skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson u gjend në disavantazh të dy golave pas përfundimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë kampionët e Anglisë e kthyen në një tabelë qitjeje portën mike.Bent shtang stadiumin “Old Traford” me golin e shënuar në minutën e 29-të për Totenhemin. Në minutën e 35-të Luka Modriç dyfishon rezultatin, i cili mbetet në fuqi deri në përfundim të pjesës së parë.

Kristiano Ronaldo shkurton diferencën në minutën e 57-të. Në të 67-ën Uejn Runi vendos baraspeshën.

Një minutë më vonë është sërish Ronaldo që shënon për Mançesterin, duke e kthyer rezultatin në favor të vendasve. Në minutën e 71-të Runi shënon sërish, duke i çuar shifrat në 4-2.

Aksionet e Mançesterit nuk kishin të reshtur, dhe në minutën e 79-të Berbatov arrin të shënojë edhe golin e pestë.

Me këtë fitore Mançester Junaited ngjitet në kuotën e 74 pikëve, duke ruajtur hapin e Liverpulit, i cili e ndjek nga pas me 3 pikë më pak. Kujtojmë që Mançesteri ka edhe një ndeshje më pak.

Ndërsa, Totenhemi mbetet në kuotën e 44 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 9-të.

Rezultatet dhe renditjen e plotë të Premier Ligës mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në home page.
Shtuar më 27/04/2009, ora 00:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori