Manchester City bën detyrën në transfertë (VIDEO)
Manchester City është vënë në ndjekje të Liverpool-it.

Kampionët në fuqi të Premier League janë rikthyer te suksesi pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham, duke fituar me shifrat 3-1 në transfertën e Bournemouth. Ishte argjentinasi, Sergio Aguero njeriu i ndeshjes për të kaltërit me dopietën e tij personale, ndërsa një tjetër lojtar i "Qytetarëve" u fut në histori.

Kevin de Bruyne dha asistin e tij të 50-të në Premier League, kuotë të cilën e arrinë brenda 123 ndeshjesh. Goli tjetër mban firmën e Stërling, ndërkaq vendasit ngushtuan distancat në 2-1 me golin e Wilson.

Pas këtij takimi, City ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë, 2 pikë më pak se Liverpool kryesues. Ndërkohë Bournemouth mban vendin e 10-të me 4 pikë.
Shtuar më 25/08/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori