Manchester City dëshiron yllin e Napolit
Pëlqej
Sipas mediave spanjolle, Pep Guardiola po mendon për një futbollist italian për të përforcuar Manchester City-in.

Trajneri spanjoll ka vëzhguar me vëmendje në dy sfidat e Champions League që skuadra e tij zhvilloi ndaj Napolit, Lorenzo Insignen të cilin e pëlqen shumë dhe do të tentojë ta transferojë në ishull.

Vështirë se Insigne do të vendosë të largohet nga Napoli, por Guardiola do të bëjë gjithçka për ta marrë te City pasi sheh te italiani, zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros. /Albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori