Manchester City e tremb, Interi i ofron dyfishin e pagës yllit të mbrojtjes
Alessandro Bastoni ka edhe tre vite kontratë, por Interi po mendon të nënshkruajë me të një kontratë të re. Qendërmbrojtësi i blerë para tre vitesh nga Atalanta për shumën e 31 milion eurove, vjet bëri një sezon shumë të mirë dhe është kthyer në titullar të padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Antonio Conte.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi dëshiron t’i ofrojë një marrëveshje të re mbrojtësit italian dhe normalisht bëhet fjalë për një të tillë ku edhe paga do t’i rritet. Aktualisht 21-vjeçari përfiton 1.5 milion euro në sezon dhe me kontratën e re Bastoni do të përfitojë dyfish.

Gjithsesi 3 milion euro nuk e bindin menaxherin e mbrojtësit, ndërkohë që është parashikuar edhe një takim në javët e ardhshme. Bastoni është tifoz i Interit, por interesimi i Manchester City mund të jetë “tundues” dhe t’i sigurojë atij më shumë të ardhura.
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori