Manchester City fiton 3:2 (VIDEO)
Manchester City ka mposhtur me vështirësi skuadrën e Sunderlandit në shtëpi me rezultat 3-2.

Yaya Toure (57’), Stevan Jovetic (66’) dhe Frank Lampard (73’) ishin autorë të golave për vendësit, ndërsa Jack Rodwell (68’) dhe Adam Johnson (71’ – nga penalltia) shënuan për mysafirët, të cilët, megjithatë, nuk arritën të shmangin humbjen.

Me këtë fitore Manchester City ka 46 pikë, po aq sa Chelsea në vendin e parë, e cila takohet me Tottenhamin.
Shtuar më 01/01/2015, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori