Manchester City fiton derbin dhe i shkel syrin titullit kampion (VIDEO)
Manchester City ka mposhtur 2-0 Manchester United në derbi duke u ngjitur në krye të renditjes së Premier League.

Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë bërë një tjetër paraqitje të mrekullueshme në Old Trafford duke bërë një hap të madh drejt titullit të dytë radhazi.

Sfida ishte e bukur dhe me ritëm të lartë. Nuk ishte United i ndeshjes së fundit, por skuadra e Solskjaer ka reaguar në mënyrën e duhur, të paktën në aspektin e lojës, pasi rezultati mbetet negativ.

Pas një pjese të parë të barabartë me mundësi nga të dyja krahët, Citizens e nisën më mirë të dytën.

Megjithatë, goli erdhi krejt papritur në minutën e 54’ të takimit kur Bernardo Silva hyri i pashqetësuar në zonën kundërshtare dhe shënoi golin e avantazhit.

Në minutën e 66’ erdhi goli i nokautit nga Leroy Sane, i cili godet fortë në portën e De Gea-s. Megjithatë, portieri spanjoll mund ta kishte pritur.

Ky ishte goli i 157-t i sezonit për Manchester City, një rekord për futbollin anglez. City ka thyer rekordin e vendosur nga ai vetë në sezonin 2013/14.

Gjithsesi, Man United mbetet në garë për një vend mes katër më të mirëve pasi disfatës së Arsenal ndaj Wolves.

City merr kryesimin e kampionatit dhe është një pikë mbi Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori