Manchester City gati të bëjë çmendurinë në merkato
Skuadra e Manchester City është gati për të konkretizuar goditjen më të madhe në futbollin botëror. Sipas mediave britanike, citizens kanë gati nnjë ofertë prej 200 mln paundë për të sjellë në “Etihad Stadium” yllin i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Në rast se një tratativë e tillë do të rezultonte efektive, 19 vjeçari do të shndërrohej në lojtarin më të shtrenjtë në botë, duke kaluar edhe Neymar.

Pep Guardiola kërkon që Mbappe të nënshkruajë me “qytetarët” që në muajin janar për të qenë një bonus drejt fitimit të ligës së kampionëve, trofe i cili është një ëndërr në sirtar e pronarëve të Manchester City. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori