Manchester City godet me breshëri Shalke 04 (VIDEO)
Manchester City është treguar i pamëshirshëm përballë Shalke 04 duke i shënuar plot 7 gola.

Serinë e golave do ta niste Sergio Aguero në minutën e 35’ ku ekzekuton saktë një penallti të marë nga Bernardo Silva.

Vetëm 3 minuta më vonë në të 38’ një assist fantastik i Sterling gjen Agueron në zonë për të dyfishuar rezultatin.

Në fundin e pjesës së parë pikërisht në minutën e 42’ është Lory Sane ishi i Shalke 04 i cli shfrytëzon shpejtësinë e tij në krahë dhe çon rezultatin në 3-0.

Pjesa e dytë do të kishtë akoma më shumë vuajtje për gjermanët të cilët vetëm 10 min pas fillimit të pjesës në min e 56’ ndëshkohen nga Sterling për të vazhduar me portugezin Bernardo Silva në minutën e 71, talenti Foden në 84’ në fund ka vend në listën e golashënuesve edhe për Gabriel Jesus.

Shalke nuk arriti të shënonte as edhe një gol nderi në këtë ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori