Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Manchester City "hakmerret" ndaj Tottenhamit (VIDEO)
Manchester City ka fituar 1-0 në përballjen me Tottenham, katër ditë pas eliminimit që "Gjelat" iu bënë në Champions League.

Ka nisur me ritme të larta ndeshja mes Manchester City dhe Tottenham. Ishte i riu Phil Foden që shënoi në minutën 5’, pas një pasimi me kokë nga Aguero.

Rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e dyta, teksa City dominoi në qarkullim topi dhe pati edhe disa mundësi shënimi, por nuk u treguan të saktë në finalizimin e aksioneve të tyre.

Pjesa e keqe ishte sërish dëmtimi i Kevin De Bruyne që la fushën pas një dëmtimi në gju. Një sezon i shkuar dëm për belgun që më shumë ka qëndruar jashtë fushe i demtuar.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në vend të parë me 86 pikë, 1 më shumë se Liverpool, që luan të dielën ndaj Cardiff. Ndërkohë Tottenham mbetet në vend të tretë me 67 pikë, 1 më shumë se Arsenal dhe Chelsea.
Shtuar më 20/04/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori