Manchester City hidhet përsëri në sulm për mesfushorin e Juventusit
Pëlqej
Manchester City ka rritur interesimin për Miralem Pjanicin, por Juventusi kërkon hiç më pak se 80 milionë euro.

Pasi Jorginho kaloi te Chelsea, kampionët anglez janë në kërkim të një mesfushori kreativ.

Edhe pse dy lojtarët nuk janë identikë në karakteristikat e tyre dhe rolin në fushë, boshnjaku definitivisht është një alternativë e mirë.

Sipas Tuttosport, City ka bërë më herët një ofertë në vlerë 50 milionë euro, por ajo është refuzuar menjëherë nga Juventus.

Zonja e Vjetër nuk dëshiron që Pjanic të largohet nga Torino, por nëse vjen një ofertë në vlerë 80 milion euro, ata mund të ndryshojnë mendim. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori