Manchester City i "dorëzon" titullin Liverpoolit (VIDEO)
Është mbyllur sfida mes Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt, ku të besuarit e Pep Guardiolës kanë dalë pa pikë nga ky 90 minutësh.

minutën e 23-të, Mahrez fiton një penallti me zgjuarsi, por Sterling gabon nga pika e bardhë.

Penalltia përsëritet pasi lojtarët e Wolves ishin nisur pas topit akoma pa vërshëllyer gjyqtari. Në të dytën tentativë, Sterling nuk gabon.

Menjëherë, sapo ka filluar pjesa e dytë, Sterling ka dyfishuar rezultatin. Wolves është kundërpërgjigjur me golin e Traore.

Por jo vetëm kaq, pasi në minutën e 82-të, Jimenz ka barazuar gjithçka.

Në fund, në minutën e 89-të të sfidës vjen goli i fitores për "ujqërit", i shënuar nga Matt Doherty.Në këtë mënyrë, pas 19 ndeshjeve, Manchester City gjendet 14 pikë prapa Liverpoolit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me shumë gjasë do të jetë kampion i ri i Anglisë.
Shtuar më 27/12/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori