Manchester City i dyfishon rrogën yllit të ekipit
Manchester City ka si objektiv të rinovojë kontratën e Leroy Sane përpara se të përfundojë sezoni aktual.

Kontrata e sulmuesin anësor gjerman skadon në vitin 2021.

Sipas Daily Mirror, drejtuesit e Citizens duan t’i dyfishojnë rrogën Sane pasi e konsiderojnë si një lojtar të së tashmes dhe të ardhmes.

City i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2024 lojtarit të përfaqësueses gjermane dhe nga ajo pritet të fitojë 210,000 euro në javë.

Sane po zhvillon një tjetër sezon të madh te klubi i Premier League. Ai ka shënuar 14 gola në 37 paraqitje në të gjithë kompeticionët. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori