Manchester City i "frikshëm", 2 ekipe kampionësh (FOTO LAJM)

Ekipi I: HART
Pëlqej
Pasi fituan titullin kampion në Premier League sezonin e shkuar Manchester City synon këtë sezon edhe triumfin në Kupat e Europës. Ekipi i drejtuar nga Manuel Pellegrini po bën një fazë përgatitore shumë të mirë, ku të gjithë futbollistët kanë treguar një formë të mirë, por edhe merkatoja nuk ka mbetur pas dore.

Deri tani "Citiziens" kanë afruar në skuadër emra të njohur si: Lampard, Sagna dhe Fernando Reges, ndërsa pritet edhe Elaquim Mangala nga Porto.

Me lojtarët që ka në dispozicion deri tani Pellegrini ka mundësi që të ketë dy formacione, të cilat do ti kishte frikë çdo kundërshtar.

Për të mos harruar që merkatoja e verës vazhdon ende.../albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori