Manchester City interesohet për yllin e Barcelonës
Sergi Roberto po i rrezikohet skuadrësBarcelonës, me vëmendjen që lojtari po merr nga Premierliga.

Gjiganti anglez, Manchester City, po interesohet për transferimin e Roberto gjatë merkatos së verës, sipas raportimeve të ‘Sport’.

Lëvizja nuk do të jetë e lehtë për ‘Citizens’, pasi katalanët preferojnë të mbajnë Roberton dhe të largojnë Nelson Semedon.

Megjithatë, krerët e skuadrës nga ‘Etihad Stadium’ janë të vendosur që të shpenzojnë shumë për kartonin e Roberto.

Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Man City për spanjollin.
Shtuar më 01/08/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori