Manchester City ironizon Juventusin: Guardiola do t'ju mbetet ëndërr
Drejtori i Manchester City, Alberto Galassi, përsëriti se Guardiola nuk do të shkojë te Juventus, shkruan Albeu.com.

"Do t'u thosha tifozëve të Juventus se jo të gjitha ëndrrat janë të destinuara për t'u realizuar tha ai për "Tutti Convocati".

"Unë nuk po flas në baza personale, por në emër të klubit. Nuk ka vullnet të Guardiolës për të shkuar te Juventus, sepse ai ka dhe dy vite kontratë. Do të ishte qesharake nëse Manchester City nuk do të ishte në dijeni të këtij lajmi. Ne nuk shtojmë asgjë tjetër për këtë çështje". /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori