Manchester City kerkon Juninhon
Albeu.com
Manchester City raportohet se është duke kërkuar yllin e Olympique Lyon, brazilianin Juninho.Siç shkruan Sunday Mirror, Juninho do të jetë cak i një varg klubesh evropiane, pasi ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Lyoni.

35-vjeçari brazilian është një prej specialistëve më të mirë në botë në gjuajtjet e lira, ndërsa ka shënuar 99 gola për kampionin e Francës, 44 nga të cilat janë shënuar pikërisht nga gjuajtjet e lira.

City është i gatshëm ta sjellë brazilianin në Premier League, ndërsa pritet të ketë edhe konkurrencën e Real Madridit dhe Juventusit.
Shtuar më 25/05/2009, ora 19:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori