Manchester City leksione futbolli Liverpoolit (VIDEO)
Pëlqej
Manchester City ka treguar se me meritë është kampion i Ligës Premier, duke mposhtur nënkampionin, Liverpoolin, me rezultat bindës 3-1.

Liverpool ishte ekip më i mirë në pjesën e parë të takimit, por një gabim në mbrojtje u kushtoi Redsave me gol, dhe mbase ishte fajtor edhe për disfatën e thellë.

Ishte Stevan Jovetic ai që hapi rezultatin në fund të pjesës së parë, kur pas një dështimi për të pastruar topin nga të Dejan Lovren dhe Alberto Moreto, malazezi shënoi nga afërsia.

Jovetic tregoi se do të jetë i nevojshëm për Cityn këtë sezon duke shënuar edhe golin e dytë, që erdhi herët në pjesën e dytë pas një aksioni të bukur të vendasve dhe u dha goditje tjetër Redsave (55’).

Shpresat për të nxjerrë një rezultat pozitiv për Liverpoolin morrën fund kur Sergio Aguerro shënoi edhe golin e tretë për Cityn sapo u inkuadrua në ndeshje në vend të Edin Dzekos (69’).

Goli i nderit për skuadrën e Brednan Rodgers u shënua nga Rickie Lambert me shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Shtuar më 25/08/2014, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori