Manchester City me ofert bombastike për sulmuesin e Juventusit
Sipas “Sport Mediaset”, Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për sulmuesin e Juventusit, Douglas Costa.

Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe po insiston për ta sjellë brazilianin në Angli, pasi Manchester United dështoi ta bindë ish anësorin e Bayern Munich.

Juve e bleu lojtarin për 40 milionë dhe gjashtë bonus nga Bayerni këtë javë. Ai pëlqehet shumë në Torino dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Në sezonin debutues te Juventusi në Serie A, Douglas Costa ka kontribuar me gjashtë gola dhe 14 asiste. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori