Manchester City merr kreun, fundos Fulham-in (VIDEO)
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë marrë fitoren e shtatë radhaziPremier League pasi kanë mundur 2-0 Fulhami-n në transfertë.

Skuadra e Pep Guardiola kryeson renditjen me 77 pikë, një më shumë se Liverpool-i i vendit të dytë, që do të presë nesër në shtëpi Tottenham-in.

Bernardo Silva ka zhbllokuar takimin pas pesë minutash dhe për herë të parë ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi të luajtura me City-n në të gjitha kompeticionet.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 27-të dhe është shënuar nga Sergio Aguero, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Premier League me 19 realizime.
Shtuar më 30/03/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori