Manchester City mposht minimalisht Arsenalin (VIDEO)
‘Citizens’ kanë shënuar fitore minimale 1:0, në një ndeshje ku rastet për më shumë gola nuk munguan.

Ishte Raheem Sterling ai që në minutën e 23’ shënoi për 1:0, duke bërë që ky gol të jetë vendimtari për takimin.

Ederson ishte më meritori që skuadra e Pep Guardiola ruajti këtë rezultat dhe në fund mori tri pikët.

Tri pikët e sontme e çojnë Manchester Cityn në kuotën e shtatë pikëve, pas katër ndeshjeve të luajtura.

Arsenal në anën tjetër mbetet me nëntë pikë, në pesë ndeshje të luajtura tashmë.
Shtuar më 17/10/2020, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori