Manchester City me shumë lehtësi ka arritur që ta mposhtë
West Brom, me rezultat 5-0.
I pari që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes ishte Ilkay
Gundogan 6’ duke
shënuar pas asistimit të Joao Cancelos.
Cancelo tregoi se ishte në formë shumë të mirë, duke
shënuar edhe ai një gol në minutën e 20-të.
Golat e tjerë u shënuan nga
Gundogan 30’ përsëri dhe Riyad Mahrez 45’ e Raheem Sterling 57’.
Me këtë fitore, Citizens është e para në Premierligë me 41 pikë, një më shumë sesa përcjellësi më i afërt
Manchester United.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 23:24