Manchester City "ngec" sërish në kampionat, këtë herë nga West Ham (VIDEO)
Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te West Ham, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës.

Skuadra e David Moyes ka ndalur në barazim 1:1 Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Michail Antonio me një super gol në minutën e 18’, kaloi në epërsi 1:0.

Në pjesën e dytë, Guardiola vendosi që në vend të Sergio Agueros të inkuadrojë të riun Phil Foden.

Pikërisht Fodenminutën e 51’, barazoi rezultatin në 1:1.

Pas gjashtë xhiros, City numëron tetë pikë dhe renditet në vendin e 11.
Shtuar më 24/10/2020, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori