Manchester City nuk gabon këtë herë, dhe i rikthehet fitoreve në Premier League (VIDEO)
Manchester City i është rikthyer fitoreve në
Premier League, duke mposhtur Watfordin me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 22-të në
Premier League.
Golat për Cityn i shënuan Raheem Sterling, Kabasele (autogol) dhe Kun Aguero, ndërsa për mysafirët shënoi Gray.
Pas kësaj fitoreje
City ruan vendin e parë më 62 pikë, 15 më shumë se sa
Manchester United në vendin e dytë, ndërsa Watford pozicionohet në vendin e 10-të me 25 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 23:02