Manchester City nuk ndalet, fitore minimale ndaj Newcastle (VIDEO)

Manchester City ka vazhduar me paraqitje fantastike dhe mbresëlënëse në Premier League, duke mposhtur Newcastle në transfertë me rezultatin minimal 0-1

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar ecurinë fantastike të fitoreve në kampionatin anglez, duke mposhtur Newcastle, për të shënuar kështu fitoren e 18 më radhë dhe të 19 në 20 ndeshje.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez Raheem Sterling.

Pas kësaj fitoreje City mban pozitën e parë më 58 pikë, 15 më shumë se sa Manchester Unitedi në vendin e dytë. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori