Manchester City e sheh sulmuesin e
Benficas, Darwin
Nunez si pasuesi i duhur i Sergio
Agueros.
Kontrata momentale argjentinasit i skadon në verë dhe ende s’ka rinovuar.
Thuhet se Aguero mund të largohet dhe sipas Telegraph,
Nunez është zëvendësuesi më adekuat.
Nunez iu bashkua
Benficas nga Almeria këtë verë dhe ka realizuar pesë gola dhe gjashtë asistime në vetëm 11 ndeshje.
Ai gjithashtu është duke shkëlqyer me Kombëtaren e Uruguaiait duke shënuar dy gola në katër paraqitje.
Thuhet se në garë për
Nunez mbetet edhe Barcelona, por skuadra katalunas preferon Memphis Depay si numër nëntë.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 09:38