Manchester City si Reali, "Etihad Stadium" në dispozicion për qendër spitalore
Manchester City po bën maksimumin për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Covid19 po përhapet me shpejtësi të madhe në Britani të Madhe, ku situata ka dalë pak nga kontrolli.

Në Londër thuhet të mos ketë mjaftueshëm vende për pacientët që kanë nevojë të shtrihen, kurse në këtë aspekt po kujdeset që Man City të ndihmojë qytetin e Mançesterit dhe të gjithë ata që janë në nevojë.

‘Etihad Stadium’ do të jetë në funksion të NHS, për t’u kthyer në qendër spitalore.

Nga NHS e kanë pranuar ofertën bujare të Manchester City dhe në ditët e ardhshme do të vendosen edhe aty.

Në luftën kundër pandemisë Covid 19 janë bashkuar të gjithë. Ky gjest i madh nga Man City është për t’u duartrokitur.
Shtuar më 28/03/2020, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori