Manchester City bën ofertë për Koulibaly, shifër e pakonsiderueshme për Napolin
Sky Sport Italia insiston se oferta e Manchester Cityt për Kalidou Koulibaly nuk do të shkojë mbi 65 milionë euro, dhe mbrojtësi thjesht nuk do të shitet me atë çmim.

Raportimet e fundit kanë konfirmuar se Koulibaly do të jetë në tregun e transferimeve për një çmim të drejt, që besohet të jetë 75 deri në 80 milionë euro.

Nëse një lloj oferte e këtillë nuk arrin, mbrojtësi nga Senegali nuk do të largohet nga Napoli.

Sipas raportit të sotëm nga Sky Sport Italia, oferta e Manchester Cityt prej 65 milionë euro, konsiderohet plotësisht e papranueshme.

Koulibaly është nën kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023, por ai ditë më parë rrëfeu se do të qëndronte te Napoli me kënaqësi për gjithë jetën.
Shtuar më 28/07/2020, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori