Manchester City thyen rekordin e Chelseat me më së shumti pikë në një sezon (VIDEO)

Manchester City ka mposhtur sonte Brighton & Hove Albion, duke thyer edhe një rekord tjetër në Premier League, atë me së shumti pikë.

Danillo kalojë blutë e Manchesterit në epërsi në minutën e 16'-të, por barazoi Ulloa pas 3 minutave.

Bernardo Silva shënoi një gol në minutën e 34'-të duke çuar në 2-1 për Cityn, me të cilin përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë City realizon edhe njëherë, ku është Fernandinho që shënon një gol në minutën e 72’të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore City renditet në vendin e 1 me 97 pikë, duke thyer rekordin e Chelseat me më së shumti pikë në një edicion të vetëm, ndërsa Brighton pozicionohet në vendin e 14 me 40 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori