Manchester City vjen tek fitorja, mposht me vështirësi Newcastlen (VIDEO)
Manchester City është kthyer te fitorja pasi arriti ta mposhtë Newcastle Unitedin me shumë vështirësi në “Etihad Stadium”.

City e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar në minutën e tetë, me Raheem Sterling, që realizoi pas një depërtimi të bukur individual.

Por, vendasit u tronditen kur Yedlin shënoi në portën e zbrazet pas një aksioni fantastik të mysafirëve.

Pas shumë përpjekjeve, ishte Kylian Walker ai që e shpëtoi nga një barazim tjetër Man Cityn.

City tani mbetet prapa liderëve Liverpool dhe Chelsea në renditjen tabelore. Liverpool dhe Chelsea kanë nga 12, ndërsa City 10.
Shtuar më 01/09/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori