Manchester e Real, mbretërit e shitjes së fanellave
Manchester United
Real Madrid e Manchester United janë klubetshesin më së shumti fanella në botë. Këtë rezultat e ka sjellë kompania gjermane PR Marketing. Sipas saj, klubi mbretëror spanjoll dhe gjiganti anglez, çdo vit shesin nga më tepër se një milion fanella. Shitjet sillen nga 1.2 deri në 1.5 milionë fanella.

Pozita e tretë i takon kampionit aktual të Spanjës, Barcelona, e cila shet nga 1 deri në 1.2 milionë fanella në vit.

Shitja e fanellave të futbollistëve funksionon më së miri në vendin më pasionant të futbollit - Angli, siç demonstrojnë 700 mijë deri në 900 mijë të shitura çdo vit nga klubet Arsenal, Liverpool e Chelsea. Në të njëjtin nivel arrin edhe Bayern Munchen, dominues tradicional i futbollit gjerman.

Në këtë aspekt mbeten paksa prapa klubet italiane. Tri klube më të mëdha të këtij vendi, Juventus, Milan e Inter, kanë një mesatare nga 400 mijë deri në 600 mijë, të shitjes së fanellave çdo vit.

Përpos në Evropë, fanellat e ekipeve nga kontinenti i vjetër shiten edhe në kontinentet tjera, si në SHBA, Azi etj.
Shtuar më 08/09/2010, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori