Manchester fitues i Community Shield
Albeu.com
Kampioni i Anglisë dhe Evropës, Manchester United, e ka filluar sezonin e ri në të njëjtën mënyrë edhe siç e përfundoi të kaluarin, duke fituar trofe.

Djajtë e kuq fituar në Community Shield, pasi që e mposhtën Portsmouthin në penalti, 3-1. Gjatë kohës së rregullt, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, edhe pse Manchester plotësisht dominoi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Ekipi i trajnerit Sir Alex Ferguson për të 13-tën herë triumfon në këtë turne i cili zhvillohet në mes të fituesit të kampionatit dhe fituesit të Kupës.

Të saktë nga pika e bardhë për Manchesterin ishin Tevez, Giggs dhe Carrick, derisa për Portsmouth, Defoe.
Shtuar më 13/08/2008, ora 05:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori