Manchester i ofron Rooneyt kontrate te re pesevjecare
Albeu.com
Nëse Rooney do hyjë në historinë e futbollit anglez këtë nuk do ta bëjë për shkak të shkëlqimit me kombëtaren, por për pagën që do marrë tek skuadra e Manchester United.
Për t’i dhënë fund ofertave të merkatos, Alex Ferguson ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re 5 vjeçare me 130 mijë sterlina në javë ose 35 milionë në total. Mesa duket, pas rikthimit nga Barbados, Wayne Rooney do hedhë firmën që kushton një mal me para. Para kësaj kontrate sulmuesi kishte edhe dy vjet të tjera ku përfiton 90 mijë sterlina në javë.

Me propozimin e ri ai kalon Rio Ferdinand që paguhet 120 mijë në javë. Nëse llogarisim këtu edhe 760 mijë sterlinat që lojtari përfiton falë të drejtave të imazhit, atëherë mund të thuhet me plot gojën se Rooney është një nga lojtarët më të paguar të planetit
Shtuar më 17/07/2010, ora 06:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori