E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Manchester kampion për të 17-ën herë
Albeu.com
Manchester United ka fituar titullin e Premierligës për të dytin vit me radhë, ndërsa Chelsea që ka barazuar 1-1 ndaj Boltonit, mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak.Djajtë e kuq kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo nga penalltia pas 33 minutash lojë, ndërsa rezultatin e vulosi Ryan Giggs, 10 minuta para fundit të ndeshjes (80).

Për Chelsean, avantazhin e solli sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa për Boltonin barazoi Kevin Davies.

Fitore ka shënuar edhe Arsenali në fushë të Sunderlandit, me golin e shënuar nga i riu Theo Walcott, në minutën e 24-të të ndeshjes. Liverpooli po ashtu ka dalë fitues në derbin përballë Tottenhamit me rezultat 2-0, me golat e Voronin (69’) dhe Torres (74’).

Nga ndeshjet tjera duhet të veçojmë edhe shkatwrrimin që pësoi Manchester City në fushë të Middlesbrough, ku u mposht me rezultatin e thellë 8-1. Për ekipin e trajnerit Sven Goran Eriksson, për të cilin duket se ishte ndeshja e fundit me Cityn, gjithçka shkoi keq kur në minutën e 15-të u përjashtua kapiteni i ekipit Richard Dunne. Alves shënoi tre gola për vendasit (37’, 60’ dhe 90’), dy gola i shënoi Downing (16’ dhe 58’), ndërsa nga një Johnson (70’), Rochemback (80’) dhe Aliadiere (85’). Për miqtë të vetmin gol e shënoi Blumer (87’).
Shtuar më 12/05/2008, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori