Manchester, Sneijder kushton 40 milionë euro
Sipas tabloidit anglez "Daily Star" ëndrra e Sir Alex Ferguson për të sjellë në Manchester yllin hollandez të Interit, Wesley Sneijder, nuk është shuar ende.

Sipas asaj që shkruan gazeta, fantazisti hollandez i Inter mund të largohet drejt Anglisë që në merkaton dimërore të janarit por vetëm nëse klubi i Manchester United derdh në arkat e zikaltërve 40 milionë euro.

Pavarësisht krizës së rezultateve që po kalon Inter në kampionatin italian, kur bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha, transferimi i benjaminit të tifozëve interistë mund të jetë më shumë se i mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori