Manchester United - Arsenal, gjysmefinalja e dyte (VIDEO)
Albeu.com
Sonte në program ishin dy ndeshjet e fundit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Skuadrat që siguruan kualifikim në gjysmëfinale janë Mançester Junajtedi dhe Arsenali.“Djajtë e kuq” pas barzimit 2 me 2 në ndeshjen e parë, kësaj rradhe nuk lejuan befasi dhe si mysafir mposhtën Porton me rezultat minimal 1 me 0. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Ronaldo në minutën e 6.

Arsenali në terren vendas nuk kishte probleme kundër Vilarealit duke triumfuar me rezultat 3 me 0. Teo Uolkot me një gol spektakular në minutën e 10 hapi rezultatin, ndërsa Adebajor në minutën e 60 dhe Van Persi 9 minuta më vonë vendosën rezultatin përfundimtar.

Ndeshjet gjysmëfinale në program janë më 28 dhe 29 prill ku do të takohen Çelsi kundër Barselonës si dhe kampioni aktual Mançester Junajted kundër Arsenalit.


Porto 0 : 1 Manchester United





Arsenal 1 - 0 Villarreal







Shtuar më 16/04/2009, ora 05:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori