Manchester United, 200 milionë për një ekip ëndrrash (FOTO LAJM)

DAVID DE GEA
Kur jemi vetëm një ditë nga hapja zyrtare e merkatos së janarit, shtohen zërat për transferime të bujshme në Angli, ose më saktë te Manchester United. "Djajtë e Kuq" kanë bërë gati rreth 200 milionë euro për të afruar në skuadër plot 8 futbollistë të nivelit botëror.


Në portë konfirmohet David De Gea, ndërsa në mbrojtje synohen Dani Alves, të cilit i skadon kontrata me Barcelonën dhe dy gjermanët Mats Hummels dhe Benedikt Howedes. Kapiteni i Schalke 04 është në balotazh me francezin e Real Madrid Raphael Varane për të cilin janë gati 19 milionë sterlina.

Në mesfushë United do të synojë një prej dy juventinëve Paul Pogba dhe Arturo Vidal, ndërsa për sulmin emrat më të dashur janë ata të Arjen Robben dhe Edinson Cavani.

Nëse arrin ti marrë të gjithë futbollistët që do atëherë sezonin e ardhshëm Manchester United do të ketë një ekip me të vërtetë të frikshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori