Manchester United arrinë marrëveshjen me sulmuesin e Benficas
Manchester United ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e sulmuesit brazilianit, Anderson Talisca.

Siç raporton e përditshmja portugeze, A Bola, klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Benfican për të marrë sulmuesin e talentuar, që momentalisht gjendet në Turqi.

Për shërbimet e Taliscas skuadra angleze do të paguajë një shumë rreth 40 milionë euro, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Talisca në dy sezonet e fundit po luan si i huazuar në Besiktas, ku ka shënuar 22 gola.
Shtuar më 15/03/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori