Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për Milinkovic-Savic
Sergej Milinkovic-Savic është përfolur për një transferim të mundshëm në Juventus dhe PSG.

Por Manchester United tani kanë dalë sërish si favoritë për nënshkrimin e tij, Sky Sport tregon se Djajt e Kuq kanë paraqitur ofertën e tyre të parë për Savic, transmeton Indeksonline.

Lazio, sipas raporteve ka marrë një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin e tyre, por ka gjasa që ta kundërshtojnë atë.

Presidenti i Lazios, nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Saviç ka një kontratë që skadon në vitin 2023, ndërsa klubi nuk është në nxitim për ta shitur.
Shtuar më 12/07/2019, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori