Manchester United "dëbon" Januzajn
Adnan Januzaj po kalon ditët e fundit te Manchester United. 19-vjeçari kosovar do të huazohet te një tjetër ekip brenda merkatos së janarit. Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës nuk është më pjesë e planeve të Louis Van Gaal, shkruan tabloidi "Daily Mail".

Sipas tij, tekniku holandez ia ka bërë të qartë Shefit Ekzekutiv të klubit, Ed Woodward, se Januzaj nuk është më pjesë e projekteve të tij me skuadrën.

Për Adnan Januzaj interesohen Real Sociedad, Everton dhe Aston Villa. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori