Manchester United, destinacioni i ri i James Rodriguez
‘Los Blancos’ nuk kanë shprehur asnjë interesim për të mbajtur lojtarin, dhe duke ditur se në sezonin e ardhshëm përfundon kontrata e tij, ata do të jenë të hapur për të dëgjuar ofertat këtë verë.

Këtë situatë thuhet se po tenton ta shfrytëzojë Manchester United, që besojnë se me një çmim të arsyeshëm mund të transferojnë yllin kolumbian.

James Rodriguez këtë sezon te Real Madrid është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Ai në të kaluarën ka qenë i huazuar te Bayern Munich, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Everton me Atletico Madridin.
Shtuar më 10/06/2020, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori